Kompania EUROFARMA prodhon ushqime për kafshë me cilësi të lartë në objektet e veta (fabrika e ushqimeve). Në vitin 2016 u krye modernizimi i fabrikës, në mënyrë që ajo të plotësonte me metodën më moderne dhe të saktë nevojat e veçanta ushqimore të tufave prindërore, si edhe të pulëzave vezëdhënëse të kompanisë ORNIS. Fabrika është plotësisht e automatizuar dhe e pajisur me pajisjet mekanike të nevojshme për të prodhuar ushqime me vlerë të lartë ushqyese, të përbëra nga lëndë të para cilësore.
Kjo garantohet:
a) nga zgjedhja e lëndëve të para dhe partnerëve të përshtatshëm dhe
b) nga kontrolli i vazhdueshëm me marrje mostrash dhe analiza laboratorike në laboratorin e kompanisë dhe në laboratorë të jashtëm, si edhe nga zbatimi i standardeve të sigurimit të cilësisë të tipit HACCP.
Ushqimet e prodhuara u drejtohen pulave vezëdhënëse dhe brojlerëve të rritjes intensive ose fshatare, deleve dhe dhive për prodhim qumështi ose majmëri, si edhe qengjave dhe kecave.