Menu Close

Kompania EUROFARMA prodhon zogj njëditorë për prodhimin e vezëve, ngjyrë kafe (Brown) dhe të bardhë (White), që vijnë nga tufa prindërore të vendosura në objektet e saj. Zogjtë e prodhuar janë të cilësisë së lartë dhe kjo garantohet nga prania dhe kontrolli i vazhdueshëm i personelit të specializuar dhe i një numri shkencëtarësh (veterinerë, agronomë), plotësisht të kualifikuar dhe të trajnuar në sektorin e shpendarisë.

Pas procesit të inkubimit dhe çeljes së vezëve, zogjtë vaksinohen kundër sëmundjes së Marekut me mënyrën më të sigurt dhe të besueshme dhe dërgohen në njësi me automjete të posaçme për transportin e zogjve, në kushte të kontrolluara temperature dhe lagështie.